Tass: Marina ruse do të marrë 40 luftanije të reja në 2020

Evropë

Tass: Marina ruse do të marrë 40 luftanije të reja në 2020

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 16:50
Korveta e re Retivy

Forcat detare ruse do të marrin në dorëzim 40 mjete të reja detare e luftanije në vitin 2020, tha dje Admiral Nikolai Yevmenov në një intervistë me revistën e ministrisë së mbrojtjes ‘Krasnaya Zvezda’ on Monday.

“Në total 40 anije të kategorive të ndryshme do të hyjnë në shërbim me marinën ruse në 2020,” tha admirali duke sugjeruar se kjo tregon zbatim të suksesshëm të planeve të ndërtimit të anijeve në Rusi.

Admirali citonte si shembuj mjetet e sapo-prodhuara oqeanike korveta Retivy dhe frigata Admiral Golovko.

“Ekuipazhet e tyre kanë kryer programet e trajnimit në qendrën e marinës”, tha ai duke shtuar se Admiral Golovko është luftanija e tretë e projektit 22350 me frigatat më të avancuara ruse të armatosrua me raketa Oniks e Kalibr si dhe sisteme mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat