Suedia përgatitet për valë të dytë të koronavirusit

Evropë

Suedia përgatitet për valë të dytë të koronavirusit

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 19:05
Foto

Suedia ka urdhëruar autoritetet e saj shëndetësore të përgatiten për një valë të dytë të rasteve të koronavirusit këtë vjeshtë.

Vendi nordik thotë se vdekjet dhe rastet kritike kanë rënë pavarësisht vendimit të diskutueshëm për të refuzuar masat e bllokimit – por ministrat paralajmërojnë se Suedia mund të ‘përmbytet nga një valë e dytë e infeksioneve’ brenda disa muajve, shkruajnë mediet britanike.

Suedia është mburrur prej kohësh që strategjia e saj pa bllokim është më e qëndrueshme sepse kufizimet më të lehta do të pranohen për më gjatë, por zyrtarët thanë sot se ‘rregulloret rajonale’ mund të vendosen nëse shfaqen shpërthime të reja në vend.

Qeveria është përballur me kritika në rritje për strategjinë e saj javët e fundit, me shkallën e infeksionit të Suedisë ende të lartë derisa shumica e Evropës po shpëton nga pandemia.

Ministrja e shëndetësisë e Suedisë, Lena Hallengren tha sot se numri i njerëzve të sëmurë rëndë me Covid-19 po vazhdonte të binte.

Numri i përgjithshëm i rasteve të reja ishte më i lartë në qershor sesa në maj, por Suedia thotë se kjo për shkak të niveleve më të larta të testimit dhe se numri i pacientëve në kujdes intensiv është në rënie.

Suedia asnjëherë nuk ka shkuar më larg me masa parandaluese se ndalimi i vizitave në shtëpi të kujdesit dhe mbyllja e disa shkollave, me bare dhe dyqane që qëndrojnë të hapura gjatë gjithë krizës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat