Këmbëngul Suedia: Modeli ynë, shpëtimi i vetëm në luftën kundër Covid-19

Evropë

Këmbëngul Suedia: Modeli ynë, shpëtimi i vetëm në luftën kundër Covid-19

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 19:11
Suedia

Në vend që të qeshin me modelin tonë të luftimit të COVID-19, do të ishte më mirë të mësonim diçka nga përvoja jonë, pohon epidemiologu suedez Andre Tegnell, njeriu që ideoi dhe që mbron këtë model.

Ai thotë në një letër të hapur se karantina dhe kufizimet e tjera të vendosura nga të gjitha vendet evropiane mund të funksionojnë vetëm në një afat të shkurtër, ndërsa në planin afatgjatë modeli suedez është më i mirë.

Qeveria suedeze nuk ka prezantuar masa kufizuese, por vetëm u dha udhëzime qytetarëve se si të sillen, por që rezultoi në më të infektuar dhe më shumë viktima sesa në vendet që futën karantinë.

Letra shpjegon se “modeli suedez” nuk është i njëjtë me atë që u aplikua në Shtetet e Bashkuara dhe Brazili, domethënë “jeto dhe le të vdes”, dhe as nuk është një metodë e “të gjithëve që kujdesen për veten e tyre”, “por të gjithë për të gjithë “.

“Modeli suedez” i mbrojtjes së koronavirusit ka rrënjë historike dhe bazohet në idenë që të gjithë duhet të marrin pjesë në mbrojtje (jo vetëm nga infeksioni, por edhe në situata të tjera) dhe që të gjithë duhet të kontribuojnë.

“Në planin afatgjatë, ‘modeli suedez’ do të dëshmojë të jetë më i mirë, sepse masat e rrepta kufizuese, zonat e kuqe dhe karantina mund të zbatohen vetëm për një kohë të shkurtër,” pretendon Tegnell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat