Rreth 35 mijë pacientë me kancer mund të vdesin në Britani të Madhe, për shkak të vonesave të trajtimit si pasojë e coronavirusit - Bota Sot
Rreth 35 mijë pacientë me kancer mund të vdesin në Britani të Madhe, për shkak të vonesave të trajtimit si pasojë e coronavirusit

Evropë

Rreth 35 mijë pacientë me kancer mund të vdesin në Britani të Madhe, për shkak të vonesave të trajtimit si pasojë e coronavirusit

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Rreth 35 mijë pacientë me kancer mund të vdesin brenda vitit në Britani të Madhe, për shkak të vonesave të trajtimit si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, numri i parashikuar i vdekjeve, tregon ndikimin indirekt të pandemisë së coronavirusit në vend.

“Kam hedhur kritika të rrepta në të kaluarën, situata mund të jetë më keq se kaq”, ka thënë Karol Sikora, një onkolog dhe ish-këshilltar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ngjashëm u shpreh edhe profesori Gordon Wishart, një kirurg dhe themelues i Check4Cancer, i cili ofron ekzaminime të sëmundjes.

“Disa prej nesh e parashikuam këtë në muajin prill, nuk e kuptoj pse njerëzve u duhej kohë ta pranonin këtë”, u shpreh Wishart.

Ndërkohë ai i bëri thirrje Sekretarit të Shëndetësisë në vend, Matt Hancock, për t’u kujdesur edhe për pacientët me kancer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat