​Çavusoglu: Turqia do të përgjigjet nëse BE vendos sanksione

Evropë

​Çavusoglu: Turqia do të përgjigjet nëse BE vendos sanksione

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 10:43
Mevlut Çavusoglu

Turqia do të përgjigjet me masat e saj nëse Bashkimi Evropian vendos sanksione të reja ndaj saj, paralajmëroi ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu pas një takimi me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Josep Borrell.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha javën e kaluar se ministrat e BE-së do të diskutojnë mbi Turqinë më 13 korrik, duke thënë se sanksione të reja për Ankaranë mund të konsiderohen me këtë rast, përveç hapave të ndërmarrë për shkak të shpimeve të Turqisë në zonën detare të Qipros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat