Rreth një e treta e britanikëve nuk do të vaksinoheshin kundër Covid-19

Evropë

Rreth një e treta e britanikëve nuk do të vaksinoheshin kundër Covid-19

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 12:45
Foto Ilustrim

Rreth një e treta e britanikëve nuk do të vaksinoheshin kundër Covid-19 ose nuk janë të sigurt nëse do të ndërmerrnin një hap të tillë, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i ri.

Sipas “Sky News”, pjesëmarrësit në hulumtim, të cilët gjithnjë më tepër informohen përmes rrjeteve sociale, ishin më pak të prirë të tregojnë se do të vaksinohen.

Në këtë anketë morën pjesë 1.666 persona, ndërsa gjashtë për qind e tyre thanë se me siguri nuk do të vaksinohen.

Dhjetë për qind e pjesëmarrësve deklaruan se sipas të gjitha gjasave nuk do ta bëjnë atë, përderisa 15 për qind u deklaruan se nuk e dinë nëse do ta bënin atë.

Nga ana tjetër, përqindja e përgjithshme e atyre të cilët kanë qëndrim pozitiv ndaj vaksinimit është 69 për qind, kurse 38 për qind e të anketuarve u deklaruan se me siguri që do të vaksinohen, ndërsa 31 për qind, sipas të gjitha gjasave, do ta ndërmerrnin një hap të tillë.

Hulumtimi është kryer me kërkesë të Qendrës britanike për luftë kundër urrejtjes digjitale, e cila gjithashtu publikoi raport për përhapjen e informatave të rrejshme për vaksina përmes Internetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat