Arrestohet zëdhënësi i Agjencisë ruse të Hapësirës, akuzohet për tradhti

Evropë

Arrestohet zëdhënësi i Agjencisë ruse të Hapësirës, akuzohet për tradhti

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:30
Ivan Safronov

Zëdhënësi i shefit të Agjencisë ruse të Hapësirës (Roscosmos) është arrestuar për tradhti.

Agjencia në një komunikatë për medie ka thënë se, arrestimi i ish-gazetarit Ivan Safronov nuk është i lidhur me punën aktuale të tij.

Sipas BBC, dyshohet se ai është arrestuar për shkak të punës së kaluar në raportimin për çështjet ushtarake.

Safronov iu bashkua Roscosmosit si këshilltar i informacionit për drejtorin e përgjithshëm Dmitry Rogozin në mes të muajit maj, i cili kishte punuar në gazetat Kommersant dhe Vedomost.

Në muajin qershor të vitit të kaluar, u mbajtën disa procese gjyqësore në lidhje me informatat që Kommersant ka zbuluar, e që thuhej se ishin sekret shtetëror.

Informatat ishin publikuar në një artikull ku Safronov ishte bashkautor, e ku raportohej se Rusia ka dërguar aeroplanët luftarakë Su-35 në Egjipt.

Po ashtu, babai i Safronovit ishte një komentues i njohur për ushtrinë në gazetën Kommersant.

Ai vdiq pasi kishte rënë nga kati i pestë i apartamentit të tij në Moskë në vitin 2007. Sic kishte thënë Kommersant, Safronov ishte duke hetuar deklarimet se armatimi rusë është planifikuar të shitet në Siri e Iran para se të vdiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat