Vazhdon situata e tensionuar në Serbi: Përleshje tjera të protestuesve serbë me policinë - Bota Sot
Vazhdon situata e tensionuar në Serbi: Përleshje tjera të protestuesve serbë me policinë

Evropë

Vazhdon situata e tensionuar në Serbi: Përleshje tjera të protestuesve serbë me policinë

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 00:13
Serbi

Protestuesit serbë dhe policia janë përleshur sërish rreth orës 23:30 në qendër të Beogradit, ka njoftuar “danas.rs”. Policia sërish ka hedhur gaz lotsjellës, në tentim për të ndalur protestuesit që të hyjnë në Kuvendin e Serbisë.

Më herët gjatë mbrëmjes, sipas raportimit të mediave beogradase, në një moment protestuesit ia kanë dalë të depërtojnë në objektin e kuvendit.

Pas një qetësie të shkurtër, protestuesit kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë. Po ashtu kanë marrë disa mburoja të tyre. Policia është përgjigjur duke hedhur sasi më të madhe të gazit lotsjellës.

Në Beograd po protestohet ndaj masave të bëra të ditura të martën, që kanë të bëjnë me luftën ndaj koronavirusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat