Koment: Një vit në shërbim të Gjermanisë nuk bën dëm

Evropë

Koment: Një vit në shërbim të Gjermanisë nuk bën dëm

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 06:34

Ministrja gjermane e Mbrojtjes ka propozuar futjen e një viti shërbimi vullnetar në ushtrinë gjermane ose në sektorin civil për të rinjtë. Kjo ide e vjetër nuk është patjetër ide e keqe, thotë Jens Thurau.

Si ndryshojnë kohët! Nëntë vjet të shkuara, të gjitha partitë politike të Gjermanisë ranë dakord se kishte ardhur koha për të pezulluar shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në atë kohë, Bundeswehri nuk kishte nevojë për rekrutë. Ata që qenë planifikuar u ankuan - me të drejtë - se nuk ishte e drejtë që u detyruan të shërbenin vetëm një pjesë e atyre të moshës të pranueshme, qoftë në ushtri, apo edhe në sektorin civil.

Që nga viti 2011, ushtria gjermane është bërë një ushtri e specializuar dhe ka më pak se kurrë nevojë të rekrutojë rekrutë. Megjithë këtë, dy çështje kanë nxitur një debat të ri nëse në Gjermani duhet të futet një formë vullnetare e shërbimit ushtarak ose civil. Këto çështje janë polarizimi në rritje i shoqërisë dhe forcimi i ekstremizmit të krahut të djathtë në ushtri, siç ilustrohet së fundmi nga zbulimi i ekstremistëve në radhët e forcës komando elitare të Bundeswehrit, KSK.

'Viti juaj për Gjermaninë'

"Viti juaj për Gjermaninë" është titulli që i kanë vënë idesë së Ministres së Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer. Kjo do të plotësonte shërbimin ushtarak vullnetar, që tashmë ekziston; ky shërbim paguhet dhe mund të zgjasë deri në 23 muaj. Rreth 9000 të rinj - më shumë burra sesa gra - e kanë shfrytëzuar ofertën kohët e fundit.

Ky nuk duket të jetë argument për rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, për shkak të politikës së sigurisë. Një "vit për Gjermaninë", qoftë në sektorin ushtarak apo civil, duket se ka kuptim.

Në vitin 1981, unë u thirra në Bundeswehr për 15 muaj. Unë në të vërtetë nuk doja të shkoja. Pak prej nesh e donin këtë vërtet. Shumë nga miqtë e mi refuzuan dhe vendosën të kryejnë shërbimin civil në azile ose qendra rinie në vend.

Sidoqoftë, pas kësaj periudhe, të gjithë kishim ndjesinë se ishim më të pjekur dhe të përgatitur më mirë për të dalë jetë. Rekrutët në Bundeswehr ndikuan që oficerët e karrierës të mos bëhen shumë të izoluar, ndërsa ata që bënë punë vullnetare në sektorin civil, bënin punë urgjente.

Një shërbim i detyrueshëm ushtarak nuk do të jetë në gjendje të parandalojë ekstremizmin e krahut të djathtë në njësi speciale të izoluara siç është KSK, por ideja që të rinjtë bëjnë diçka për vendin e tyre, përpara se të nisin rrugët e tyre individuale të karrierës është më e vlefshme se kurrë.

Të rinjtë duhet të kenë kohën e tyre

Në vitin 2011, ekzistonte një ndjenjë se gjermanët e rinj po hynin shumë vonë në tregun e punës. Kështu që shkolla u shkurtua nga 13 në 12 vjet dhe kështu u bë edhe me kurset universitare. Kjo ishte edhe arsyeja pse rekrutimi dhe shërbimi civil alternativ u panë si vonesë e bezdisshme për të hyrë sa më shpejt në botën e punës.

Kjo tani ka ndryshuar përsëri. Në shumë vende, shkollimi zgjat sërish 13 vjet dhe shumë të rinj i lënë vetes kohë për të çfarë të bëjnë me jetën e tyre. Kjo është një gjë e mirë.

Kjo është arsyeja pse, për mua, një vit "vullnetar për Gjermaninë" nuk është ide e keqe. Megjithatë, nuk është realiste të besosh që një vit i tillë duhet të jetë i detyrueshëm. Nuk do të kishte shumicë politike për ta mbështetur një lëvizje të tillë. Por është e arsyeshme të futësh një vit vullnetar me pagë tërheqëse në shërbim të shoqërisë.

Ia vlen të provohet


Siç e thashë, ushtarët e rinj ose kujdestarët nuk mund të bëjnë asgjë për të parandaluar e krahut të djathtë në Bundeswehr. Sidoqoftë, ata mund të kontribuojnë në lehtësimin e polarizimit dhe të agresivitetit të shoqërisë.

Për momentin, njerëzit nuk duket se janë në gjendje të bien dakord për deklarata të thjeshta: për shembull, se Gjermania në përgjithësi- megjithë problemet e saj - është akoma një vend i mirë për të jetuar.

Një vit shërbimi vullnetar mund të jetë një mënyrë për të ndihmuar pak në parandalimin e një polarizimi të tillë. Atëherë, pse të mos provohet? / DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat