Shpërthimi i virusit, mbyllet spitali në Londër!

Evropë

Shpërthimi i virusit, mbyllet spitali në Londër!

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 17:52
Ilustrim

Një spital në zonën elektorale të kryeministrit britanik, Boris Johnson, në Londrën perëndimore, tha të mërkurën se ishte mbyllur për pacientët pas shpërthimit të koronavirusit atje.

Shpërthimi u publikua të premten në spitalin Hillingdon. Deri të martën, 70 pjesëtarë të stafit të tij ishin në vetizolim, një numër i tyre pozitivë me virusin.

“Si rezultat, morëm vendimin për ta mbyllur spitalin për ambulancat e emergjencave dhe shtrimet emergjente”, thanë drejtuesit.

Në Britaninë e Madhe, më shumë se 44 mijë pacientë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, shifër kjo më e larta në Evropë, me statistikat zyrtare që tregojnë madje se bilanci i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë. Vendi regjistroi 65 mijë vdekje më shumë se normalisht në tre muajt para korrikut, ndërsa virusi përhapej në të gjithë vendin.

Izolimi i vendosur në fund të marsit po zbutet tani por Johnson, që kaloi edhe vetë një javë në spital me koronavirus, thotë se do të reagojë shpejt për të mbytur shpërthimet e reja lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat