Rrëzohet vinçi në një ndërtesë të Londrës, raportohet për disa të bllokuar brenda objektit

Evropë

Rrëzohet vinçi në një ndërtesë të Londrës, raportohet për disa të bllokuar brenda objektit

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 17:56
Rrëzohet vinçi në një ndërtesë të Londrës

Një vinç është rrëzuar në një ndërtesë në lindje të Londrës, duke lënë të bllokuar disa njerëz brenda objektit, thonë autoritetet përkatëse.

Sipas mediave të huaja, ku zjarrëfikësit në Londër thonë se do të ndihmojnë njerëzit që ngecën brenda.

Pamjet tronditëse nga vendi i ngjarjes tregojnë çatinë e dëmtuar të një objekti në Londër, si dhe pjesa e vinçit në një parking të automjeteve.

Ndërkohë, sipas DailyMail, dëshmitarët e rastit thonë se një burrë është lënduar rëndë, pasi u bllokua nga rrëzimi i vinçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat