Italia publikon bilancin ditor të koronavirusit, bie ndjeshëm numri i viktimave - Bota Sot
Italia publikon bilancin ditor të koronavirusit, bie ndjeshëm numri i viktimave

Evropë

Italia publikon bilancin ditor të koronavirusit, bie ndjeshëm numri i viktimave

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 20:35
Ilustrim

Italia ka shënuar rënie të viktimave nga koronavirusi pasi gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 15 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë infektuar 193 të tjerë.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë në zonën e Lombardisë dhe Emilia Romagna, dy zonat më të prekura nga ky infeksion në Itali. Një lajm i mirë vjen nga Bergamo, ku nuk ka më asnjë person të shtruar në terapi intensive të spitalit Papa Giovanni XXIII, duke u bërë kështu ‘i lirë’ nga pandemia e COVID-19. Në këtë spital ka ende disa të shtruar, por që kanë rezultuar negativ në testin e bërë së fundmi.

Që nga përhapja e pandemisë në Itali kanë humbur jetën 34 mijë e 914 persona, ndërsa të infektuarit janë mbi 240 mijë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat