​Pas 137 ditësh… Bergamo, asnjë pacient me Covid-19

Evropë

​Pas 137 ditësh… Bergamo, asnjë pacient me Covid-19

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 22:19
Ilustrim

Në spitalin e Bergamos, pas plot 137 ditësh, nuk ka më asnjë pacient të prekur nga koronavirusi.

Në kujtim të viktimave është mbajtur një minutë heshtje dhe më pas kanë shpërthyer duartrokitjet për punën e palodhur të rreth 400 punonjësve të repartit të terapisë intensive të Spitalit Papa Xhovani, mjekë, infermierë, punonjës suporti dhe sanitarë.

Në ditët më kritike të pandemisë, Spitali i Bergamos kishte arritur të trajtonte deri në 100 pacientë të vendosur në ventilatorë.

Sipas të dhënave të përditshme ndërkohë, personat aktualisht pozitivë në të gjithë Italinë, janë 647 më pak krahasuar me të martën, ndërsa janë shtuar me 825 të shëruarit.

Nga 193 rastet e reja, e dhënë kjo pak më e lartë se e një dite më parë, 71 të infektuar janë regjistruar në Lombardi, 49 në Emilia Romania dhe të tjerët në Piemonte dhe Lacio.

Katër rajonet që nuk sjellin më asnjë rast të ri janë ato të Umbrias, Sardenjës, Valle D’aostës dhe Molizes. 24 orët e shkuara ndërkohë janë bërë më shumë se 50 mijë tamponë në të gjithë Italinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat