COVID-19/ Bullgaria mbyll klubet e natës, ndalon spektatorët në aktivitete sportive

Evropë

COVID-19/ Bullgaria mbyll klubet e natës, ndalon spektatorët në aktivitete sportive

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 16:39
Bullgari

Një shtet me popullsi 7- milion banorë ka regjistruar 6342 raste dhe 259 të vdekur, dhe para pak javësh ishin nisur procedurat për një hapje graduale të ekonomisë së vendit.

Pritshmëria nuk ishte aspak në nivelet e duhura dhe si pasoje autoritetet shëndetësore kanë nisur kufizimet e rrepta në vijim të luftës anti-covid 19 .

Bullgaria ditën e sotme regjistroi një numër të lartë infektimesh 240 në 24 orët e fundit rekord deri tani.

Të gjitha klubet e natës që janë në ambiente të brendshme do të mbyllen dhe do të lejohen vetëm ata që kanë kapacitet dhe ambiente të zhvillojnë aktivitetin e tyre jashtë dhe në masën 50% të klientëve.

Qeveria ka përcaktuar një rregullore të qartë edhe për dasmat dhe maturat e shkollave duke mundësuar hapjen e tyre por vetëm me një numër të caktuar personash që nuk duhet ta kalojë mbi 30-të duke ruajtur distancimin social dhe mbajtjen e detyrueshme të maskës sepse gjatë provimit të lirimit në Veliko Tarnovo rezultuan të prekur nga virusi disa nxënës ndërsa aktivitetet sportive në vend qëndruan të hapur deri në qershor.

Në ndeshjen Lokomotiva Plovdiv-CSKA Sofie që është programuar të zhvillohet të enjten do të luhet pa tifozë sepse disa nga lojtarët tifozët dhe zyrtarët e dy ekipeve kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat