Gjykata turke i hap rrugë kthimit të Shën Sofisë në xhami

Evropë

Gjykata turke i hap rrugë kthimit të Shën Sofisë në xhami

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 15:43
Turkia

Një gjykatë turke tha të premten se ka anuluar një dekret qeveritar të vitit 1934 përmes së cilit ish-katedralja bizantike e Shën Sofisë ishte kthyer në një muze.

Gjykata, vendosi se dekreti ishte i paligjshëm, duke i hapur rrugën kthimit të ndërtesës në xhami, përkundër paralajmërimeve ndërkombëtare kundër një lëvizjeje të tillë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kishte propozuar rivendosjen e statusit të xhamisë në ndërtesën që është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore që mbikëqyret nga Agjencia për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO).

Objekti është një nga monumentet më të vizituar në Turqi.

Katedralja ortodokse ishte shndërruar për një periudhë të shkurtër kohore, 1204-1261, në kishë katolike, raporton Rel.

Më vonë, më 1453, pas pushtimit të Konstandinopojës nga otomanët e udhëhequr nga Sulltan Mehmeti II, ky objekt ishte kthyer në xhami, duke shtuar katër minare në të.

Statusi i saj është ndryshuar në muze, sipas një dekreti të vitit 1934.

Më herët, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Turqisë që të ruajë statusin e muzeut për këtë objekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat