Bota kundër Turqisë për të rikthyer Hagia Sophia në xhami

Evropë

Bota kundër Turqisë për të rikthyer Hagia Sophia në xhami

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Bota e qytetëruar ka reaguar ashpër ndaj vendimit të presidenti turk për ta kthyer Muzeun Hagia Sophia në xhami. SHBA, BE, UNESCO dhe shumë shtete të tjera e kanë quajtur vendimin e presidentit të padrejtë dhe duke e quajtur një  provokim të hapur për gjithë botën. Falja e parë në këtë xhami që është ndërtuar 1 mijë e 500 vite më parë si kishë do të mbahet në 24 korrik.

UNESCO, Greqia, Qipro dhe udhëheqësit e kishave janë shprehur të shqetësuar kundër ndryshimit të  statusit të të Hagia Sophia nga muze në një xhami.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan e deklaroi ikonën e Stambollit Hagia Sophia të hapur për adhurimin e muslimanëve të premten  e 24 korikut pasi një gjykatë e lartë vendosi që shndërrimi i ndërtesës në një muze nga ishte i paligjshëm.

Erdogan bëri njoftimin e tij, vetëm një orë pasi u zbulua vendimi i gjykatës, megjithë paralajmërimet ndërkombëtare për të mos ndryshuar statusin e monumentit gati 1.500-vjeçar, të nderuar nga të krishterët dhe myslimanët.

“Theksoj se do ta hapim Hagia Sophian si xhami duke ruajtur trashëgiminë e përbashkët kulturore të njerëzimit”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Erdogan.

Vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Stamboll, një magnet për turistët në mbarë botën, u ndërtua për herë të parë si një katedrale në Perandorinë e krishterë Bizantine, por u shndërrua në një xhami pas pushtimit otoman të Kostandinopojës në 1453.

Vendimi I gjykatës  u pasua me shpejtësi nga Erdogan duke thënë se siti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Stamboll do të rihapej për adhurimin e myslimanëve.

Gjykata më e lartë administrative e Turqisë, anuloi njëzëri një vendim të kabinetit të vitit 1934 dhe tha se Hagia Sophia ishte regjistruar si xhami në veprat e saj të pasurisë.

Shtetet e Bashkuara, Greqia dhe udhëheqësit e kishave ishin ndër ata që shprehën shqetësimin për ndryshimin e statusit të ndërtesës së madhe të shekullit të gjashtë, të kthyer në një muze në ditët e para të shtetit laik modern turk nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Ataturk.

Kisha Ortodokse Ruse shprehu hidhërim ndaj vendimit të Turqisë për revokimin e statusit të muzeut  të Hagia Sophia, duke e akuzuar atë për injorimin e zërave të miliona të krishterëve.

Greqia e ka quajtur këtë veprim të Turqisë një “provokim të hapur për botën e qytetëruar”.

“Nacionalizmi i shfaqur nga Erdogan e kthen vendin e tij pas gjashtë shekuj,” tha Ministri i Kulturës në një deklaratë.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell e quajti vendimin një keqardhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat