Varrosen mbetjet mortore të nëntë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Evropë

Varrosen mbetjet mortore të nëntë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 23:32
Foto

Mbetjet mortore të nëntë viktimave nga gjenocidi i Srebrenicës u varrosën në Qendrën Përkujtimore Potoçari të shtunën, në ditën kur shënohet 25-vjetori i gjenocidit.

Viktimat, të gjithë myslimanë boshnjakë, të vrarë nga forcat boshnjake serbe, u varrosën pranë 6,610 viktimave të tjera të identifikuara, ndërkaq 1,000 persona ende janë të zhdukur.

Munira Subasic nga “Nënat e Srebrenicës”, kishte thënë më herët se mohuesit e këtij krimi do të ndiqen dhe nuk do të heqim dorë kurrë nga kërkimi i drejtësisë”.

Ajo ka bërë thirrje ndaj komunitetit ndërkombëtar për të miratuar një ligj që sanksionon mohimin e gjenocidit.

Në këtë korrik bëhen 25 vjet qëkur forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga Ratko Mlladiq, kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në një zonë të mbrojtur nga paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara, në dhe përreth Srebrenicës.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se vrasjet në Srebrenicë kanë përbërë gjenocid.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi ka dënuar Mlladiqin dhe mentorin e tij politik, Radovan Karaxhiq, për gjenocid dhe krime të tjera të luftës në Srebrenicë. /rel/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat