Protesta në Ballkan, vazhdojnë tubimet masive në Serbi dhe Bullgari

Evropë

Protesta në Ballkan, vazhdojnë tubimet masive në Serbi dhe Bullgari

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Disa mijëra njerëz u mblodhën para ndërtesës së parlamentit serb në Beograd mbrëmjen e së shtunës për të pestën natë radhazi  kundër politikave të qeverisë për rivendosjen e masave kufizuese kundër përhapjes së mëtejshme të Covid-19.  

Protestuesit, shumica e të cilëve mbanin maska, ecnin përpara ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin serb, duke i bërë thirrje Presidentit Aleksandër Vuçiç të japë dorëheqjen.

Protesta të ngjashme paqësore u mbajtën edhe në Novi Sad, Zrenjanin, Cacak dhe Nish.

Bullgaria po ashtu është përfshirë nga valë të shumta protestash antiqeveritare. Protestat janë organizuar nga një iniciativë qytetare për reformat në drejtësi, të quajtur “Drejtësi për të gjithë”.

Presidenti i vendit Ruman Radev, i bën thirrje qeverisë së qendrës së djathtë të tërhiqet dhe kryeprokurorit të japë dorëheqjen si mënyra e vetme për të lehtësuar tensionet në rritje dhe t’u japë fund protestave masive në të gjithë vendin, të cilat janë edhe më të rrezikshme për shkak të Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat