Mali i Zi, dy viktima dhe 87 raste të reja me COVID-19

Evropë

Mali i Zi, dy viktima dhe 87 raste të reja me COVID-19

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 17:39
Instituti i Shëndetit Publik, Mali i Zi

Autoritetet e shëndetësisë në Mal të Zi njoftuan se brenda 24 orëve të fundit ka arritur numri më i lartë i të infektuarve me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë, në 87 raste të reja dhe dy persona që humbën jetën.

Rastet e fundit çuan në 816 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, kurse nga 14 qershori nga COVID-19 vdiqën 14 persona.

Mali i Zi po përballet me një periudhë të vështirë shëndetësore që nga paraqitja e koronavirusit më 17 mars.

Nga koronavirusi i ri u infektuan edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Malit të Zi, Kemal Purishiq dhe kryetari i Komunës së Tuzit në Malësi, Nik Gjeloshaj.

Enti Kombëtar i Koordinimit të Sëmundjeve Infektive në Mal të Zi bëri thirrje që të respektohen masat e qeverisë në parandalimin e COVID-19.

Autoritetet shëndetësore theksuan se edhe gjatë ditëve në vijim mbetet në fuqi mbyllja e kufirit me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat