Kroacia dhe Franca, fluks të madh turistësh pavarësisht Koronavirusit

Evropë

Kroacia dhe Franca, fluks të madh turistësh pavarësisht Koronavirusit

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 17:41
Kroaci

Pavarësisht krizës së shkaktuar nga Covid-19, Kroacia ende përbën një vend ku pushuesit presin në radhë për të hyrë. Radhët e makinave në Istria, në kufirin me Slloveninë ishin mjaft të gjata, madje pushuesit prisnin me orë të tëra për të kaluar kufirin.

Sipas të dhënave të siguruara nga eVisitor, në Kroaci janë aktualisht më shumë se 500.000 vizitorë. Sipas parashikimeve, në Kroaci këtë vit do të vijnë 40% e turistëve krahasuar me vitin 2019, ndërsa sa i përket përfitimit monetar ata janë ende të pasigurt, pasi turistët po tregohen të kujdesshëm me shpenzimet dhe daljet e panevojshme. 

Dyqanet e suvenireve dhe restorantet janë kryesisht bosh, pak më të populluara gjatë fundjavave. Kujdesi është në rritje kur behët fjalë për tubime masive pasi numri i rasteve të të infektuarve rritet çdo ditë në Kroaci.

Ndërsa në të gjithë Francën, gjatë fundjavës ka pasur një trafik të jashtëzakonshëm ndërsa pushuesit kërkojnë të përfitojnë nga liria e lëvizjes. Të shtunën e 11 Korrikut u arrit një kulmi me 955 km trafik dhe sipas shërbimit këshillues të trafikut kombëtar, ky ishte më i lartë se ai i 13 Korrikut 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat