Gjukanoviq: Raportet me Serbinë s’janë të mira

Evropë

Gjukanoviq: Raportet me Serbinë s’janë të mira

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 19:06
Milo Gjukanoviq

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq i ka thënë gazetës podgoricase, “Pobjeda” se raportet e Malit të Zi me Serbinë “nuk janë të mira”.

“Qysh nga koha e Milosheviqit, Beogradi zyrtar nuk ka qenë ndonjëherë më i përfshirë se tani në çështjet e brendshme të Malit të Zi, pavarësisht prej deklaratave të krerëve serbë”, ka thënë Gjukanoviqi.

Sipas tij, ministrat serbë pothuajse çdo ditë, shpesh edhe me një gjuhë të papërshtatshme, po i komentojnë proceset në Mal të Zi, me synimin që të ndikojnë drejtpërsëdrejti në to.

Megjithatë, si ka theksuar si, “beson se në Beograd ka njerëz me arsye të shëndoshë dhe gatishmëri për të punuar drejt përmirësimit të raporteve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat