Greqia shqyrton rikthimin e masave dhe mbylljen e kufijve - Bota Sot
Greqia shqyrton rikthimin e masave dhe mbylljen e kufijve

Evropë

Greqia shqyrton rikthimin e masave dhe mbylljen e kufijve

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 00:46
Foto ilustrim

Greqia mund t’i rikthejë disa prej masave, pasi që ky shtet po përballet me përhapje të numrit të të infektuarve, që kur u hap për turistët.

Tani në Greqi ka më shumë raste aktive me koronavirus, sesa ndonjëherë më parë gjatë pandemisë – 2.205 veta në Greqi janë të infektuar me virus tani.

Autoritetet greke janë duke shqyrtuar vendosjen e masave më rigoroze, qysh prej të hënës.

Zëdhënësi i qeverisë grek, Stelios Petsas, u ka thënë medieve lokale: E kemi ditur prej fillimit se do të kemi më shumë raste, posa që i hapim kufijtë.

Ai ka shtuar se “është i vendosur që ta mbrojë shumicën, nga pakica e pakujdesshme”.

Një gjë e tillë mund të nënkuptojë kontrolle më të ashpra kufitare, shtim të inspektorëve dhe mbyllje për shtetet me me shumë raste.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat