Kërcejnë mbi vetura, “lahen” me shampanjë – as coronavirusi nuk po i ndalë turistët në Mallorca

Evropë

Kërcejnë mbi vetura, “lahen” me shampanjë – as coronavirusi nuk po i ndalë turistët në Mallorca

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 16:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lufta kundër pandemisë së coronavirusit nuk e ka frikësuar një numër të madh të turistëve të cilët janë argëtuar në maksimum në restortin turistik në bregdetin spanjoll – më saktësisht në Mallorca.

Pamjet amatore tregojnë se si në Calvia ka mbizotëruar alkooli dhe një numër i madh pushuesish që ishin mbledhur përreth pishinës, ku me raste “laheshin” me shampanjë.

Vërehet qartë se nuk është respektuar distanca sociale si dhe askush prej tyre nuk është parë duke bartur maskë mbrojtëse, edhe pse shumë shtete tashmë e kanë bërë të obligueshme bartjen e saj madje edhe nëpër plazhe.

Banorët lokalë nuk janë të kënaqur për këtë dhe janë të mllefosur në policinë, që sipas tyre nuk po bën mjaftueshëm që të ndalë ahengje të tilla që mund të jenë vatra të reja të coronavirusit.

Turistët britanikë kanë nervozuar banorët e Magalufit në Spanjë, ku janë parë nën ndikim të alkoolit duke kërcyer mbi vetura, gjithashtu në grupe të mëdha janë parë duke kënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat