Francë, pas krizës së COVID-19, plan historik për spitalet

Evropë

Francë, pas krizës së COVID-19, plan historik për spitalet

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 20:50
Qeveria franceze

Qeveria dhe sindikatat franceze nënshkruan sot, pas shtatë javëve negociatash, një sërë marrëveshjesh prej tetë miliardë eurosh për personelin spitalor, i cilësuar si historik nga qeveria.

“Premtuar në kulmin e krizës si pasojë e COVID-19 nga presidenti, Emmanuel Macron, ky plan “masiv” për spitalin përbën “një moment historik për sistemin tonë shëndetësor”, theksoi kryeministri, Jean Castex gjatë një ceremonie të nënshkrimit.

“Unë kam qenë i angazhuar për këtë, ne thjesht e bëmë atë. Karrierat dhe pagat e personelit tonë shëndetësor që dhanë aq shumë gjatë krizës janë rivlerësuar”, njoftoi në një mesazh në Twitter, presidenti francez, Emmanuel Macron, raporton ATSh.

Këto marrëveshje parashikojnë 7,5 miliardë për personelin paramjekësor (infirmierë, ndihmës asistent) dhe të tjerë jo mjekësorë si agjentët teknikë administrativ.

Kjo shumë do të përdoret kryesisht për të financuar një rritje të të ashtuquajturës “pagë bazë” për të gjithë stafin e spitalit publik dhe infermierisë, por edhe rritje të tjera për orët jashtë orarit dhe punës.

Në lidhje me mjekët, 450 milionë euro janë vendosur në tryezë, kryesisht për të rivlerësuar kompensimin e paguar për praktikuesit që punojnë vetëm në spitalin publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat