Itali, familjarët e viktimave të virusit kërkojnë drejtësi

Evropë

Itali, familjarët e viktimave të virusit kërkojnë drejtësi

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 00:25
Itali

Gjithçka kishte nisur derisa familjet ishin bërë virtualisht bashkë për t’i nderuar të vdekurit nga koronavirusi.

Por grupi italian në Facebook, i krijuar në mënyrë spontane për eulogji dhe ngushëllime, tani është kthyer në një grup aktiv që po ofron platformë për dëshmi para prokurorëve që po hetojnë nëse ishte kryer ndonjë krim gjatë menaxhimit të pandemisë së koronavirusit.

Avokatët e grupit të njohur si “Ne do të denoncojmë” dhe një komitet joprofitabil kanë ngritur dyshime në prokurori për rreth 100 raste të vdekjes së pacientëve italianë nga papërgjegjësia e autoriteteve shtetërore.

Vetëm muajin e kaluar ishin ngritur pesëdhjetë ankesa në prokurorinë e Bergamos, një prej vatrave lokale në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat