Deklarata e këtij mjeku për COVID-19 ‘tronditi’ Serbinë, por mund edhe të alarmoj botën  

Evropë

Deklarata e këtij mjeku për COVID-19 ‘tronditi’ Serbinë, por mund edhe të alarmoj botën  

Nga: N.Sh. Më: 14 korrik 2020 Në ora: 09:12
Goran Stevanoviq

Drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Beograd, Goran Stevanoviq ka tronditur Serbinë, por edhe qytetarët e vendevetë  tjera sa i përket infektimit me COVID-19.

Ai ka thënë se personat që ishin të ifektuar më herët, po u humbet imuniteti dhe pastaj po infektohen për herën e dytë.

Kjo deklaratë e tij, mund të alaramoj botën pasi që thuhet se personat e infektuar me COVID nuk mund të infektohen dy herë.

“Ky është një virus që nuk duhet të nënvlerësohet. Nëse e nënvlerësoni atë, ju jeni vonë me diagnozën, ju jeni vonë me fillimin e trajtimit, dhe pastaj komplikimet janë shumë më të zakonshme. Të gjithë mund të sëmuren dhe të gjithë, pavarësisht nga mosha, mund të kenë ndërlikimet më serioze dhe madje edhe vdekjen”, tha Stevanoviq.

Drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive konfirmoi se janë regjistruar edhe raste të pacientëve që ishin relaksuar nga Covid.

“Kemi raste individuale, unë po flas për përvojën klinike personale, që ka njerëz që janë infektuar me koronavirus dy herë. Vende të tjera gjithashtu raportojnë se për shkak të ndryshimit të imunitetit, pas një kohe, imuniteti humbet dhe ekziston mundësia e riinfeksionit”, tha Stevanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat