Italia druan nga vala e re, këtë herë nga koronavirusi “serb” nga Ballkani

Evropë

Italia druan nga vala e re, këtë herë nga koronavirusi “serb” nga Ballkani

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 16:26
Italia

Italia ka frikë nga valë e re e Covid-19 në vendet e Evropës Lindore sepse disa, siç është Rumania, anëtare e Bashkimit Evropian, ndërsa të tjerët që nuk janë anëtarë të BE-së, siç është Serbia, lejohen të hyjnë në Itali, thekson gazeta “Republika”.

Italia, ku kthesa epidemiologjike është vazhdimisht në rënie, po ndjek me shqetësim atë që po ndodh jashtë kufijve të saj, veçanërisht në Ballkan, ku numri i rasteve është rritur në mënyrë të vazhdueshme në dy javët e fundit, shkruan gazeta italiane.

Kryetari i rajonit italian Veneto, mbrëmë në konferencë për shtyp, tha se testi tregoi se koronavirusi që qarkullonte në Serbi ishte më agresiv se ai i njohur në Itali.

“Ne nuk e dimë mutacionin e koronavirusit që qarkullon në Serbi. Testet kanë treguar se katër pacientë pozitivë që erdhën në kontakt me virusin në Serbi kanë ngarkesë të lartë virale”, tha Zaja.

Kohët e fundit, Veneto u përball me shpërthim të ri të virusit, pasi menaxheri nga Viçenca, i cili ishte në Serbi, dy kolegë të tij dhe një person nga Padova, kishin kontakte me virusin, të cilin mediat italiane e quajnë “serbe”, por Zaja shprehet se gjendja në atë zonë është nën kontroll, raporton ALSAT.

Në fillim të korrikut, gazeta italiane “Mesaxhero” raportoi se Ballkani po përballet me sulm të ri të koronavirusit dhe rritje të numrit të rasteve të reja pas periudhës së rënies së vazhdueshme të rasteve të reja.

Italia ndalon hyrjen në territorin e saj nga 13 vende, përfshirë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa Serbia është ndër vendet jo-shengen që lejohet të hyjë në Itali, por me izolim të detyrueshëm 14-ditor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat