Ashpërsohen kufizimet për udhëtimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor në vendet e BE-së

Evropë

Ashpërsohen kufizimet për udhëtimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor në vendet e BE-së

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 18:18
Bashkimi Evropian

Shtetet e Ballkanit Perendimor vazhdojnë të mbetet jashtë listës së vendeve për të cilat ishte rekomanduar të hiqen kufizimet për udhëtim të qytetarëve të tyre në vendet e Bashkimit Evropian.

Madje dy shtetet e vetme që ishin në atë listë, Mali i zi dhe Serbia, tash janë hequr nga e njëjta.

Këtë e kanë vendosur sot përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të BE-së në Bruksel.

Kjo listë, së pari, ishte përpiluar para dy javësh, bashkë me udhëzimet dhe rekomandimet e masave që duhet të ndërmarrin vendet e BE-së gjatë heqjes graduale të kufizimeve në kufitë e jashtëm.

Në atë kohë Mali i Zi dhe Serbia ishin vendosur në këtë listë sepse numri i të infektuarve në këto shtete, në atë kohë, ishte më i vogël sesa në vendet tjera dhe i përafërt me mesataren e vendeve të BE-së.

Vendet tjera të rajonit, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina, as atëherë nuk ishin përfshirë në listë, sepse numri i të infektuarve në to ishte më i lartë.

Ndërkohë ka vazhduar me dinamikë edhe më të shpejtë të rritet numri i të infektuarve dhe të mbushen edhe kapacitetet e sistemeve shëndetësore të këtyre vendeve prandaj nuk ka pasur as mundësi minimale që ndonjë shtet tjetër i rajonit të përfshihet në listë.

“Ne nuk kemi bieduar fare që ndonjë vend ta shtojmë në listë. Ka ndodhur e kundërta. Kemi diskutuar që të heqim nga lista edhe Malin e Zi dhe Serbinë sepse atje po ashtu ka rritje dramatike në numrit të të infektuarve. Kjo ka ngritur shqetësime në shumë vende të Bashkimit Evropian” .

Fjala është vetëm për rekomandime nga ana e BE-së, ndërsa secili vend anëtarë ka mundësinë të vendosë nëse do të respektoj këto rekomandime apo jo.

Edhe rekomandimi i para dy javësh nuk u përfill nga shumica e shteteve anëtare të BE-së, të cilat mbajtën kufizimet edhe për shtetet që ishin në listë.

Disa shtete anëtare të BE-së kanë paralajmëruar edhe masa shtesë të kufizimit të udhëtimeve nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perendimor. Madje edhe për shtetasit e vet që vizitojnë këto vende do të kërkojnë të vetizolohen kur të kthehen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat