Tjetër rekord rastesh, Amerika po rimbyllet sërish

Evropë

Tjetër rekord rastesh, Amerika po rimbyllet sërish

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 19:12
Ilustrim

Numri i të prekurve me koronavirus në rang global i tejkaloi 13 milionë, sipas institutit amerikan John Hopkins.

Shumica e rasteve të reja u regjistruan në Shtetet e Bashkuara, me mbi 60 mijë infektime në 24 orët e fundit. Përballë rritjes së pandalshme të shifrave, Amerika po mbyllet sërish, ndërsa autoritetet rajonale po shpërfillin udhëzimet e Trump për rihapje të ekonomisë.

Shteti më i populluar amerikan, Kalifornia riktheu kufizimet mes shpërthimit të rasteve me koronavirus, duke njoftuar pezullim të menjëhershëm të të gjitha aktiviteteve të brendshme në restorante, bare, qendra argëtimi, kopshte zoologjike dhe muze.

“Në kontetë më të prekura do të mbyllen edhe palestrat, vendet  e kultit, sallone të bukurisë dhe qendrat tregtare”, u shpreh Gavin Newsom.

Kalifornia numëron më shumëse 330 mijë raste me Covid-19, ndërsa jetët e humbura janë rreth 7 mijë. Infektimet janë rritur me shpejtësi në gatu 40 prej 50 shteteve amerikane përgjatë javëve të fundit, me Floridan, Arizonën dhe Teksasin që janë kthyer gjithashtu në epiqendra të pandemisë.

Qyteza e konte rreth Floridës po rikthejnë masat shtrënguese të hequra në maj pas rënies së infektimeve. Por, në bregdetin lindor, Nju Jorku, dikur vatra kryesore e koronavirusit në SHBA, për herë të parë në 4 muaj nuk shënoi asnjë viktimë. Aktualisht në SHBA numëron mbi 3,3 milionë raste të konfirmuara dhe më shumë se 135 mijë jetë të humbura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat