Italia raporton rritje të numrit të vdekjeve nga Covid-19

Evropë

Italia raporton rritje të numrit të vdekjeve nga Covid-19

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Italia ka raportuar 17 vdekje të reja nga koronavirusi përbrenda 24-orëshit të fundit, ka bërë të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile të vendit të martën.

Shifra e përgjithshme e vdekjeve me Covid-19 në Itali ka shkuar në 34.984, si pasojë e vdekjeve të reja, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, Gadishulli ka raportuar edhe 114 raste të reja me virusin korona përbrenda periudhës një-ditore, duke çuar kështu numrin akumulativ të të infektuarve në 243,344.

Shteti evropian ka 12,919 raste aktive me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat