Ministrja belge e Shëndetësisë bëhet hit në internet për shkak të maskës

Evropë

Ministrja belge e Shëndetësisë bëhet hit në internet për shkak të maskës

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 18:27
Maggie De Block

Ministrja belge e Shëndetësisë, Maggie De Block, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me maskën që ajo e kishte bartur në fytyrë në Parlament.

Ai kishte shtypur në maskë fytyrën e saj. De Block ka publikuar në Twitter fotografinë ku shihet me maskën që e kishte shtypur fytyrën e saj, dhe kishte shkruar se “të hyrat e kësaj maske do t’i jap për bamirësi”.

Kujtojmë që në Belgjikë nga java e kaluar është bërë e obligueshme bartja e maskave në ambient të mbyllura, përfshirë marketet, kinematë dhe muzetë.

Ndërkaq dje është raportuar se Belgjika nuk ka regjistruar raste të vdekjeve nga coronavirusi brenda 24 orëve. Numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend ka shkuar deri më tani në 9.787.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat