Studimi: Koronavirusi i ri transmetohet nga nëna tek fetusi

Evropë

Studimi: Koronavirusi i ri transmetohet nga nëna tek fetusi

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 18:54
Foto Ilustrim

Mjekët francezë njoftuan rastin e parë të kontaminimit intra-uterin me COVID-19, në një studim të publikuar sot në revistën “Nature Communications”.

I porsalinduri, i gjinisë mashkull, lindi në mars dhe vuante nga simptoma neorologjike të lidhura me sëmundjen.

“Ne kemi treguar që transmetimi nga nëna tek fetusi është i mundur nëpërmjet placentës në javët e fundit të shtatëzanisë”, theksoi mjeku, Daniele De Luca, nga spitali “Antoine Beclere de Clamart”, autor kryesor i studimit.

“Studimet e mëparshme sugjeronin mundësinë e një transmetimi nënë-fëmijë, por ky studim i ri jep prova”, nënvizoi ai.

“Duhej analizuar gjaku i nënën, lëngu amniotik, gjaku i të porsalindurit, placenta … Mbledhja e gjithë këtyre treguesve gjatë një epidemie me urgjenca në të gjitha drejtimet nuk ka qenë e thjeshtë, për këtë arsye kishte dyshime, por nuk u tregua”, theksoi ai.

Mjekët kanë kryer studimin tek një grua 20-vjeçare, e shtruar në fillim të marsit. Lindja u bë me cezarian, të gjitha analizat janë mundur të merren në rezervuarët potencial të virusit SARS-CoV-2, ngarkesa më e madhe e të cilit u gjet në placentë.

“Ai ka kaluar nëpërmjet kordonit ombilikal drejt bebes, ku është zhvilluar”, theksoi De Luca.

Njëzet e katër orë pas lindjes, foshnja shfaqi simptoma të rënda, duke përfshirë ngurtësinë e gjymtyrëve dhe dëmtimin e sistemit nervor cerebral. Simptoma që më në fund u zhdukën vetë, përpara se mjekët të vendosnin një trajtim, në mungesë të një ilaçi të njohur për COVID-19.

“Lajmi i keq është se kjo mund të ndodhë. Lajmi i mirë është se kjo ndodh shumë rrallë”, theksoi De Luca.

Në disa mijëra raste fëmijësh të porsalindur nga nëna me COVID-19, rreth 2% janë testuar pozitiv me koronavirus dhe shumë pak kanë zhvilluar simptoma të rënda”, nënvizoi Marian Knight, profesor për shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Universitetin e Oxford-it, që nuk ka marrë pjesë në studim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat