Conte: BE të vendosë këtë muaj për Fondin e Rimëkëmbjes

Evropë

Conte: BE të vendosë këtë muaj për Fondin e Rimëkëmbjes

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 19:04
Giuseppe Conte

Kryeministri italian, Giuseppe Conte i bëri thirrje Bashkimit Europian që të vendosë sa më shpejt mbi Planin e Rimëkëmbjes, përpara një samiti ku udhëheqësit do të diskutojnë planet e miliardë eurove për të mbështetur ekonomitë kombëtare të BE-së.

“Këtë herë do të fitojmë ose humbasim të gjithë”, theksoi Conte në parlament në Romë, duke marrë duartrokitje të forta, raporton ATSh.

Conte i bëri thirrje BE të miratojë Fondin e Rimëkëmbjes “në muajin korrik”.

Komentet e tij vijnë përpara një samiti të BE të planifikuar për të premten dhe të shtunën, kur 27 liderët e bllokut diskutojnë një plan ambicioz të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh (857 miliardë dollarë), i cili përbëhet nga 500 miliardë euro në grante dhe 250 miliarda euro kredi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat