10-vjeçari qëllon më thikë fëmijën 7-vjeç se pse nuk i “la biçikletën”

Evropë

10-vjeçari qëllon më thikë fëmijën 7-vjeç se pse nuk i “la biçikletën”

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

E qëlloi me thikë sepse nuk deshi t`i jepte bicikletën: ngjarja e rëndë ndodhi në Conversano, në Bari të Italisë dhe ka për protagonist dy fëmijë, 10 dhe 7 vjeç. Rindërtimet paraprake të ngjarjes tregojnë se fëmija më i rritur i ka kërkuar disa herë më të vogël që t`i jepte bicikletën, por ai ka refuzuar.

Kur i vogli u përpoq të largohej, 10 vjecari e ka sulmuar dhe qëlluar me thikë në bark. Viktima, sic raporton Huffington Post, arriti të shkonte deri tek prindërit e tij që punonin aty pranë, të cilët e cuan me urgjencë në spital.

Fëmija është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i ati me të dalë nga spitali, shkoi menjëherë në polici ku bëri kallëzim penal. Agresori u identifikua si djali i një të dënuari të zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat