Rriten lehtë raste e reja dhe vdekjet nga COVID-19 në Itali

Evropë

Rriten lehtë raste e reja dhe vdekjet nga COVID-19 në Itali

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 20:44
Itali

Italia ka shënuar 10 të vdekur dhe 306 të infektuar nga koronavirusi, në 24 orët e fundit.

Një vdekje më shumë, krahasuar me të mërkurë ku ishin 9 viktima.

Me shifrat e sotme, shtetin fqinj janë regjistruar 35.092 të vdekur nga COVID-19.

Ndërsa rastet e reja në 24 orët e fundit janë 306 të infektuar me COVID-19, pak më shumë se një ditë më parë ku ishin 282 persona.

Në total numri i të infektuar ka shkuar 245.338 persona. Të shëruarit janë 214 duke e çuar në 197.842 numrin total.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat