Italia drejt fundit të pandemisë, 5 viktima dhe 275 raste të reja në 24 orët e fundit

Evropë

Italia drejt fundit të pandemisë, 5 viktima dhe 275 raste të reja në 24 orët e fundit

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 15:35
Itali

Italia ka regjistruar 275 raste të reja të coronavirusit në 24 orët e fundit, ndërkohë pesë pacientë kanë humbur jetën.

Ministria italiane e Shëndetësisë deklaroi se për të dytën ditë radhazi nuk janë shënuar vdekje në Lombardi, një nga rajonet më të prekura të gadishullit Apenin, ndërsa raste të reja pozitive janë 79, kryesisht asimptomatikë.

Të shëruarit vazhdojnë të rriten dhe provincat e Kremones, Pavias dhe Sondrio nuk regjistrojnë infektime të reja.

Në total që prej fillimit të pandemisë në Itali janë regjistruar  12,442 raste, 35,102 vdekje dhe 198.320 të shëruar, 128 pacientë janë rikuperuar vetëm 24 orët e fundit.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza në një postim në Facebook shkruan se “numri i çështjeve të reja në botë vazhdon të rritet. Ne duhet ta mbrojmë vendin tonë brenda një konteksti ndërkombëtar që po përkeqësohet. Ne jetojmë në një planet. Kjo betejë fitohet me vendosmëri dhe solidaritet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat