Rusia shtyn lëshimin e raketës hapësinore Proton-M për kontrolle shtesë

Evropë

Rusia shtyn lëshimin e raketës hapësinore Proton-M për kontrolle shtesë

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 22:29
Pas lëshimit në hapësirë satelitët Express-80 e Express-103 pritet të vendosen në orbitat e tyre gjeografike, duke lëvizur me motorët e tyre.

Lëshimi i shumëpritur i raketës transportuese Proton-M që do të vendosë në hapësirë satelitët rusë të komunikimeve Express-80 e Express-103 është shtyrë për 24 orë për kontrolle shtesë të montimit dhe pajisjeve, njoftoi agjencia hapësinore Roscosmos në një deklaratë.

“Komisioni shtetëror ka vendosur shtyrjen e leshimti te Proton-M me motorët shtytës Briz-M dhe satelitët Express-103 e Express-80, për mëngjesin e 31 korrikut 2020,” thuhej në deklaratën zyrtare mbi lëshimin nga kozmodromi i Baikonur në Kazakistan.

Pas lëshimit në hapësirë satelitët Express-80 e Express-103 pritet të vendosen në orbitat e tyre gjeografike, duke lëvizur me motorët e tyre.

Satelitët janë porositur nga kompania ruse e komunikimeve dhe bazohen në modelet standarde Express-1000, të ndërtuara nga grupi Reshetnev.

Ato pritet të japin stabilitet në komunikimet celulare, në televizionin dixhital, në transmetimet radio e internet, si dhe të transmetojnë të dhëna në territorin e Rusisë dhe vendet e pavarura të lidhura me Rusinë, në valët C-, Ku- dhe L. Satelitët do të kenë një jetë aktive prej 15 vjetësh.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat