Efektet e bllokadës, tkurret ekonomia franceze. 14% rënie në tremujorin e dytë të vitit

Evropë

Efektet e bllokadës, tkurret ekonomia franceze. 14% rënie në tremujorin e dytë të vitit

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 20:31
Francë

Ekonomia e Francës u tkurr me thuajse 14 për qind në tremujorin e dytë të vitit, kur vendi ishte ende në bllokadën e koronavirusit.

Rënia prej 13.8 për qind nga prilli në qershor nxori në pah koston ekonomike të mbylljes dymujore.

Efektet u ndjenë kryesisht tek vendet e punës dhe industritë, ndërkohë që aktualisht qeveria po diskuton mundësinë e një bllokade tjetër mbarëkombëtare, pasi infeksionet kanë filluar të rriten sërish.

Sidoqoftë, ekonomia e Francës ishte me ritme të ngadalësuara edhe më parë, pasi ishte tkurrur me 0.2 për qind në tremujorin e fundit të 2019-s, para se pandemia të godiste me të gjithë forcën.

Gjithashtu, GDP-ja franceze u tkurr me 5.9 për qind në tremujorin e parë të 2020-s, kur pacientët e sëmurë me COVID filluan të mbushnin spitalet.

Kriza shëndetësore e koronavirusit, që në Francë ka vrarë mbi 30 mijë persona, detyroi qeverinë vendase që në mars të aplikonte një nga bllokadat më të forta në Evropë, duke ndalur shumicën e aktiviteteve në ekonominë e dytë më të madhe të Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat