Infektohen 21 persona në një dasmë, mes tyre edhe nusja dhe dhëndrri

Evropë

Infektohen 21 persona në një dasmë, mes tyre edhe nusja dhe dhëndrri

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Një darkë festive nuk shkoi ashtu siç duhet në Selanik pasi ka çuar në infektimin e 21 personave, mes të cilëve është pozitiv edhe dhëndrri e nusja.

Spítalet e Papageorgiou dhe Ippokratio në Selanik kanë marrë 200 mostra të dyshuara për koronavirus për ekzamínim, por që nuk kanë të bëjnë me martesën në tërësi. Kisha ku u zhvillua dasma në Selanikun perëndimor është një hapësirë e hapur, por rreth 40 të ftuar u futën brenda kishës sepse pas dasmës çifti bëri pagëzimin e fëmijës së tyre.

Aty ishin të pranishëm 150 të ftuar, disa prej të cilëve kishin ardhur edhe nga Gjermania. Ceremonia u zhvillua të Shtunën e kaluar në Kishën e Ngjalljes Lord, por është kthyer në shqetësim për autoritetet shëndetësore pasi konsiderohet si një vatër e re Covid-19.

Deri më tani, sipas burimeve, në mesin e personave që kanë rezultuar pozitiv në test janë nusja, dhëndri, nëna e dhëndrit, motra, babai, gruaja e babait, edhe DJ i ceremonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat