“Izolim për personat mbi 50 vjeç”/ Plani i Britanisë për të shmangur bllokimin total të vendit

Evropë

“Izolim për personat mbi 50 vjeç”/ Plani i Britanisë për të shmangur bllokimin total të vendit

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 11:34
Britani

Boris Johnson ka porositur zyrtarët që të hartojnë një plan për të shmangur një bllokim të dytë kombëtar si pasojë e koronavirusit. Ky plan ka si qëllim që të mos e çojë vendin drejt një izolim total, por vetëm të kategorive në risk.

Mendohet që një numër i madh personash mbi 50 vjeç të qëndrojnë në shtëpi, si pjesë e planeve të qeverisë Johnson për të shmangur një tjetër izolim masiv në vend.

Këtyre personave, do t’u bëhet një vlerësim nga mjeku për sëmundjen që kanë dhe rrezikun që i kanoset gjithsecilit.

Kjo vjen pas rritjes së numrit të të infektuarve në Britaninë e Madhe si dhe për të qenë të përgatitur për valën e dytë të koronavirusit.

Sipas mediave britanike, një tjetër bllokim i vendit do të sillte pasojë të parikuperueshme për ekonominë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat