Evropa në valën e temperaturave të larta, autoritetet paralajmërojnë për kujdes shëndetësor

Evropë

Evropa në valën e temperaturave të larta, autoritetet paralajmërojnë për kujdes shëndetësor

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Disa vende të Evropës Perëndimore janë "zhytyr" në nxehtësi këtë të premte, madje autoritetet kanë paralajmëruar për rreziqet e shëndetit dhe zjarret.

Nga Britania e Madhe në Itali, temperaturat rreth 40 gradë Celsius i bënë maskat të padurueshme për t’u mbajtur në fytyrë, pasi disa qytete i kanë të detyrueshme vendosjen e tyre edhe jashtë, për të parandaluar rritjen e rasteve të reja me Covid-19.

“Edhe në këtë nxehtësi të madhe, është më mirë të vendosni maskën se sa të infektoheni me koronavirus”, tha 55-vjeçarja Daniella Iannelli, një punonjëse e bashkisë në Romë.

Katërmbëdhjetë qytete italiane janë vendosur në gatishmëri, ndërsa Franca ka lëshuar paralajmërime për rreth 1 të tretën e 101 departamenteve të vendit.

Madje zyrtarët e Parisit kanë vendosur kufizime në lëvizje për të kufizuar ndotjen e ozonit pasi dhjetëra e mijëra pushues po përgatiten për të ikur në vende me klima më të ftohta, ka thënë agjencia e mbikëqyrjes së trafikut të vendit.

Të premten herët një zjarr i egër, i drejtuar edhe nga erërat e forta në bregdetin e Atlantikut jugperëndimor të Francës, u soll nën kontroll pasi shkatërroi shumë shtëpi dhe detyroi rreth 100 njerëz që të evakuoheshin.  

Ky zjarr ishte i fundit nga disa në Francën jugore dhe qendrore gjatë kësaj jave. Kështu nisi edhe sezoni vjetor i zjarrit për të cilin zyrtarët paralajmërojnë se mund të përkeqësohet nga thatësira dhe nxehtësia.

Dita e nxehtë e këtij viti

Në Holandë, rojtarëve të plazheve u është thënë që të shmangin vendpushimin bregdetar të Zandvoort afër Amsterdamit, pasi sipas autoriteteve të sigurisë publike, është i mbushur me njerëz dhe është e vështirë mbajtja e distancës sociale.

Madje mediat holandeze kanë cituar kryetaren e autoritetit rajonal të sigurisë, Marianne Schuurmans, e cila ka thënë: "Ka plazhe shumë më të qeta në bregdetin tonë dhe në ujërat e tjera, unë ju këshilloj t'i shikoni ato".

Ndërkohë nga ana tjetër, shërbimi kombëtar i motit të Britanisë është shprehur se ishte "dita e nxehtë e vitit", me termometrin që kapi 37.8 gradë në aeroportin Heathrow të Londrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat