Anglia shënon vetëm 5 viktima të koronavirusit në spitale

Evropë

Anglia shënon vetëm 5 viktima të koronavirusit në spitale

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Organet shëndetësore në Angli kanë njoftuar në raportin më të ri se pesë persona të diagnostikuar me koronavirus kanë vdekur në spitalet në mbarë vendin.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit që janë regjistruar në spitalet e Anglisë shkoi në 29,347, shkruan “BBC".

Pacientët që humbën jetën nga sëmundja e re ishin nga mosha 52 deri në 86-vjeçare dhe të gjithë kishin probleme shëndetësore shoqëruese.

Anglia është shteti më i prekur nga katër shtetet e Mbretërisë së Bashkuar. Skocia, Uellsi dhe Irlanda Veriore kanë shënuar shumë më pak viktima.

Ndryshe, Britania e Madhe është shteti me më së shumti viktima të koronavirusit në Evropë dhe një ndër vendet më të prekura në botë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka kërkuar nga zyrtarët shtetërorë që të hartojnë një plan për ta shmangur izolimin e dytë të vendit, por nuk është përjashtuar ashpërsimi i masave kufizuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat