Covid-19 në Itali/ Tetë humbje jete dhe 239 raste të reja në 24 orë

Evropë

Covid-19 në Itali/ Tetë humbje jete dhe 239 raste të reja në 24 orë

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Italia ka regjistruar 239 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa tetë persona kanë humbur jetën, një shifër kjo më e lartë se dita e djeshme, kur viktimat ishin pesë.

Viktimat janë shënuar të gjitha në rajonin e Lombardisë, duke çuar numrin total të përgjithshëm të viktimave në 35.154 persona.

Çdo rajon i Italisë regjistron sot të paktën një rast të ri, ndërkohë që rastet totale kanë kaluar 200 mijë persona.

Kjo do të thotë se, nga fillimi i pandemisë, në Itali janë infektuar me COVID-19 248.070 persona, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 35.154.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat