Franca kërkon sanksione ndaj shteteve të BE-së që nuk respektojnë të drejtat themelore

Evropë

Franca kërkon sanksione ndaj shteteve të BE-së që nuk respektojnë të drejtat themelore

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 23:22
Clement Beaune

Franca është duke shtyrë për sanksione financiare ndaj shteteve të BE-së që nuk respektojnë të drejtat themelore si barazinë dhe lirinë e mediave. Ministri i Francës për Evropë, dëshiron të përfshihen sanksionet në pakon e rimëkëmbjes të Evropës në vlerë 750 miliardë euro.

Clement Beaune, që është emëruar ministër i Francës për çështje evropiane, ka thënë se qeveria do të shtyjë për një mekanizëm më të fortë për sundim të ligjit që do të bëjë çasjen ndaj miliardave të BE-së të fondit të rimëkëmbjes me kusht të respektimit të drejtave themelore. Këtë ai ka thënë pas zhvillimeve të muajit të kaluar në Poloni e Hungari.

“Nuk mund t’i themi qytetarëve francezë, polakë, hungarezë dhe evropianë se do të kemi solidaritet financiar në Evropë e mos të mërzitemi se si po respektohen të drejtat themelore të demokracisë, mediave të lira dhe të drejtave të barabarta në disa shtete të BE-së” tha Clement Beaune në një intervistë me The Financial Times të dielën.

Bashkimi Evropian ka filluar të reagojë ndaj asaj që po shihet si fillim i autoritarizmit në pjesën lindore të BE-së, shkruan The Guardian.

Komisioni Evropian, ligjvënësit në BE dhe aktivistët kanë thënë se liritë janë nën kërcënim në shtetet si Polonia dhe Hungaria.

Beaune tha në intervistë se BE duhet të jetë më e vrazhdë ndaj shkeljeve në këto shtete.

Javën e kaluar, Këshilli Evropian tha se është alarmuar me vendimin e qeverisë djathtiste në Poloni për t’u tërhequr nga një traktat ndërkombëtar i cili ka për qëllim parandalimin e dhunës ndaj grave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat