Gjermania miratoi dërgimin e armëve Turqisë pas sulmit në Siri

Evropë

Gjermania miratoi dërgimin e armëve Turqisë pas sulmit në Siri

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 13:13
Gjermania miratoi dërgimin e armëve Turqisë pas sulmit në Siri

Gjermania miratoi dërgimin e armëve me vlerë prej miliona eurosh në Turqi, madje edhe pas sulmit turk në Siri, sipas përgjigjes ndaj një pyetjeje në Bundestag, e bërë nga deputetë të partisë së majtë “Die Linke”.

”Në nëntë muaj e gjysmë, mes 9 tetorit 2019 deri më 22 korrik 2020, qeveria hapi dritën jeshile për dërgesat me vlerë 25,9 milion euro, por në atë dërgesa nuk pati armë lufte”, sipas përgjigjes së dhënë nga Ministria gjermane e Ekonomisë, raporton ATSh.

Trupat turke hynë në veri të Sirisë për të luftuar milicinë kurde të YPG, të cilën qeveria në Ankara e konsideron si një organizatë terroriste. Qeveria gjermane atëherë vendosi një ndalim të pjesshëm të eksportit të armëve, i cili vlen vetëm për armët dhe pajisjet e tjera ushtarake që mund të përdoren në Siri.

Eksportet e armëve në Turqi janë të diskutueshme jo vetëm për shkak të ofensivës në Siri, por edhe për shkak të pjesëmarrjes së Turqisë në konfliktin në Libi. Sipas OKB-së, Turqia është një nga vendet që ende nuk arrijnë t’i përmbahen embargos së armëve në Libi, edhe pse ata u angazhuan për këtë në samitin e Libisë në Berlin në janar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat