Vala e re e pandemisë në Spanjë po i prek të rinjtë dhe moshën e mesme

Evropë

Vala e re e pandemisë në Spanjë po i prek të rinjtë dhe moshën e mesme

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Qeveria e Spanjës i dha fund mbylljes prej tre muajve të shtetit, masë që u vendos për të ndalur përhapjen e madhe të COVID-19 ku vdiqën së paku 28.400 persona.

Në qershor, për të nisur ekonominë e rrënuar, qytetarët e këtij shteti u këshilluan të vazhdojnë jetën e tyre në mënyrë shumë të kujdesshme, duke mbajtur maskat, larë duart dhe duke mbajtur distancën fizike.

Por çlodhja nuk zgjati shumë.

Tani, shpërthimet e reja në mesin e punonjësve nëpër ferma si dhe infektimi i të rinjve, të cilët mezi kanë pritur të shoqërohen, kanë ngritur frikët se vala e dytë e infektimeve është kthyer shpejtë, shkruan AP-ja të hënën.

Më 22 qershor, pasi që Spanja i dha fund gjendjes së jashtëzakonshme dhe hoqi masat e kufizimeve nëpër shtet, Ministria e Shëndetësisë regjistroi 125 raste të reja në 24 orë. Pas gjashtë jave, numri ditor i infektimeve ka shkuar në 1.525, sa ishte të premten që shkoi.

Mirëpo ndryshe nga ditët e errëta të marsit dhe të prillit, kur virusi po vriste të moshuarit e Spanjës dhe spitalet nuk mund t’i përballonin numrat e mëdhenj, tani infektimet e reja po ndodhin kryesisht në mesin e të rinjve, të cilët po e shpërfillin distancimin social si dhe tek ata të moshës së mesme.

Tani mosha mesatare e pacientëve në Spanjë ka rënë nga 63 në 45 vjeç.

Përmirësimi i kapacitetit të testimeve ka bërë që të detektohen edhe shumë raste pa simptome në mesin e popullatës së re dhe të mesme, ndërsa në fillim të pandemisë po testoheshin vetëm pacientët shumë të sëmurë, andaj krahasimi i të dhënave është i vështirë, thonë zyrtarët.

Autoritetet tash e disa javë kanë paralajmëruar për rreziqet ë shpërthimeve të reja, por ekspertët parashikuan se vala e dytë do të ndodhte në muajt më të ftohtë. Në vend të kësaj, rritja e numrit të rasteve po ndodh në mes të verës, kur spanjollët duan të takohen me familjet dhe miqtë, dhe ekonomia po varet shumë nga turizmi.

Spanja tani duhet të baraspeshojë në mënyrë delikate krizën shëndetësore dhe ekonominë e rënë. Zyrtarët shpresojnë se do të mund t’i shmangen edhe një mbylljeje të madhe të shtetit, që do të ishte shkatërruese për bizneset dhe vendet e punës. Mirëpo, me shumë të rijnë të infektuar, që ndonjëherë nuk kanë simptome dhe nuk po i respektojnë masat, kjo gjë po duket e vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat