​Spanja kërkon 20 miliardë euro kredi për skemën e punës me kohë të shkurtër - Bota Sot
​Spanja kërkon 20 miliardë euro kredi për skemën e punës me kohë të shkurtër

Evropë

​Spanja kërkon 20 miliardë euro kredi për skemën e punës me kohë të shkurtër

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Spanja i bëri kërkesë sot Komisionit Evropian për një kredi prej më shumë se 20 miliardë euro, me qëllim financimin e skemës së punës me kohë të shkurtër, e paraqitur gjatë pandemisë.

“Shuma e saktë varet nga sa para kërkohen nga vendet e tjera të BE-së”, saktësoi Ministria spanjolle e Ekonomisë.

BE ka vënë në dispozicion 100 miliardë euro për shtetet anëtare përmes skemës së punës me kohë të shkurtër të quajtur “Mbështetje për të lehtësuar rreziqet e papunësisë në një rast urgjence” (SURE).

SURE është pjesë e paketës së ndihmës prej 540 miliardë eurosh kundër koronavirusit, e miratuar nga shtetet anëtare në prill. Paketa përbëhet ekskluzivisht nga kredi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat