Hapi tunelin 35 m të gjatë për të shpëtuar djalin nga burgu, nëna 51-vjeçare e pëson keq - Bota Sot
Hapi tunelin 35 m të gjatë për të shpëtuar djalin nga burgu, nëna 51-vjeçare e pëson keq

Evropë

Hapi tunelin 35 m të gjatë për të shpëtuar djalin nga burgu, nëna 51-vjeçare e pëson keq

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Dëshira për ta parë djalin pranë vetes dhe të lirë e mori në qafë një nënë 51-vjeçare. Ajo u përpoq të hapte në mënyrë të fshehtë një tunel për të liruar djalin e saj nga burgu, por tani po përballet edhe vetë me dënim me burg.

Gruaja 51-vjeçare, ka marrë me qira një shtëpi pranë burgut në rajonin jugor të Zaporizhia, në Ukrainë ku djali i saj po vuan një dënim të përjetshëm.

Ajo më pas përdori lopata për të gërmuar një tunel 3 metra të thellë në një fushë aty pranë, e cila më pas arriti të gërmonte 35 metra nën tokë, nën muret e burgut.

Gruaja kishte gërmuar rreth tre ton tokë, në kohën kur u kap dhe u arrestua, tre javë pasi filloi planin e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat