Testet e antitrupave tregojnë se 2.5% e italianëve janë infektuar me koronavirus

Evropë

Testet e antitrupave tregojnë se 2.5% e italianëve janë infektuar me koronavirus

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Rezultatet e testeve të antitrupave në Itali treguan se 1.48 milion njerëz, ose 2.5% e popullsisë, kanë pasur koronavirus.

Vlerësimi është gjashtë herë më i madh se numri zyrtar i rasteve të konfirmuara, raporton BBC.

Në testime morën pjesë rreth 65,000 italianë, si pjesë e një fushate për të vlerësuar shkallën e përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Zyrtarët shëndetësorë theksuan se testet nuk kishin për qëllim të përcaktonin nëse italianët që posedojnë antitrupa, tashmë janë të sigurtë nga koronavirusi.

Italia ka rreth 60 milionë banorë.

Ky vend konsiderohet si njëri nga më të goditurit në botë nga pandemia e koronavirusit.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA, deri më 3 gusht, në këtë vend janë infektuar me koronavirus 248,229 persona, ndërsa 35,166 kanë vdekur./REL

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat