Polonia shënon shifrën më të lartë ditore të koronavirusit, paralajmëron masa të reja

Evropë

Polonia shënon shifrën më të lartë ditore të koronavirusit, paralajmëron masa të reja

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Polonia ka regjistruar 680 raste te reja me COVID-19 në 24 orët e fundit duke shënuar edhe shifrën më të madhe të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.

Qeveria polake po e shqyrton rikthimin e masave të karantinës për personat që vijnë nga vendet e tjera.

Zyrtari për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë ka thënë për BBC se shumica e këtyre rasteve të reja vijnë nga tri rajone të vendit.

Ai tha se ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar rreth kësaj çështje, por se qeveria po e analizon situatën epidemiologjike në vend dhe se varësisht nga gjendja do të shqyrtohet edhe masa e karantinës për personat që vijnë nga jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat